“Merrni pjesë në diskutime për nismat e qeverisë”! PS mbledh Kryesinë, porositë për deputetët socialistë. Në fokus edhe turi “Punët e Shqipërisë”

Është mbledhur sot Kryesia e Partisë Socialiste.

Gazetari Ergys Gjençaj raporton se në takim është diskutuar në lidhje me ecurinë e punëve të komisioneve parlamentare dhe është bërë një analizë e seancës së kaluar parlamentare.

Sipas tij në takim është theksuar nevoja për pjesëmarrje në diskutimet parlamentare në mbrojtje të nismave të qeverisë, ndërsa ka pasur edhe diskutime për mbarëvajtjen e punës së komisioneve

Partia Socialiste vijon gjithashtu edhe turin në bazë “Punët e Shqipërisë”.
Ndërkohë sot në Komisionin e Ligjeve pritet të diskutojë nisëm e Enno Bozdos për masat që duet të marrë qeveria për uljen e çmimit të naftës në vend

Që nga nisja e luftës çmimi i naftës është rritur ndjeshëm që ka ndikuar edhe në rritjen e kostos së jetesës për qytetarët.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×