A do të garojë PD me kandidatë jo politikë në zgjedhje? Boçi: Kanë qenë opsion në diskutim, por…

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, i ftuar në emisionin “Studio24”, ka folur për kandidaturat e mundshme të PD-së në zgjedhjet e ardhshme vendore, duke u ndalur te ideja e mbështetjes së kandidatëve jo politikë për bashkitë.

Ai tha se një opsion i tillë është pjesë e diskutimeve brenda partisë dhe mund të merret në konsideratë në varësi të vendimmarrjes së strukturave të PD-së.

“Kjo është parë si formë kandidimi ose si opsion. Është pjesë e diskutimeve dhe vendimmarrjes së PD. Bëhen edhe testime. Njerëz që vijnë nga shoqëria civile kanë hapësirë kontakti me publikun të madhe, por ka edhe rrethana të tjera që vendosin për një kandidaturë”, u shpreh Boçi.

Ai shtoi se, sipas tij, në Shqipëri ekziston një problem i thellë me mënyrën se si funksionon sistemi politik dhe raporti mes shtetit dhe partive.

“Mos të harrojmë ndërtimin e sistemit sepse partia dhe shteti janë bërë një dhe bandat e krimi i organizuar realizojnë qëllime politike me mjete jo politike”, deklaroi nënkryetari i PD-së.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×