Festë për mesfushorin e Kombëtares U-21, jo vetëm Anis Mehmeti ngjitet në Premier Ligë

Hull Siti mposhti dje Midëllsbruh me rezultatin 1-0. Ishte goli në minutat e fundit që siguroi ngjitjen në Premier Ligë, pas fitores së madhe në finalen e “play off”.

Aidon Shehu është një nga lojtarët që festoi arritjen e klubit. Mesfushori i Kombëtares U-21 bën pjesë tek ekipi U-21 i Hull Sitit, ndërsa këtë sezon ka provuar të qëndrojë në stol edhe me ekipin e parë.

Mbetet për t’u parë nëse Shehu do të mbetet te klubi i Premier Ligë. Ekziston mundësia që të provojë një eksperiencë të re në edicionin e ardhshëm.

Kujtojmë se për disa muaj së fundmi ishte pjesë e Skarboroh. Këto të fundit janë pjesë e kategorisë së gjashtë për nga niveli i futbollit anglez.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×