
Premier League luajti javën e fundit këtë të dielë, ku u dhanë edhe verdiktet përfundimtare. Tottenham shpëton nga rënia prej kategorie pasi mundi 1-0 Evertonin. Një kategori më poshtë bien West Ham, Burnley dhe Wolves.
Sunderland mund Chelsean 2-1 dhe shkon në Europa League si vend i shtatë, duke lënë kështu jashtë Europe Blutë e Londrës, të cilët renditen vetëm në vendin e 10-të. Në Europa League shkon edhe Bournemouth, teksa barazoi 1-1 me Nottinhgam.
Brighton u mund 0-3 nga United por “prenoton” një vend për në Conference League. Në Champions shkon Arsenal (kampion), City, United, Aston Villa dhe Liverpool.


and then