VIDEO/ Kabina elektrike pjesërisht e shkrumbuar, ja ku nisi zjarri që krijoi mbrëmë panik në kompleksin “Kadiu” në “Ali Demi”

Duket se ka qenë një shkëndijë në kabinën elektrike të pallatit “5” në kompleksin e banimit” Kadiu” të ndërtuar nga “Kontakt” të biznesmenit Fatmir Bektashi, ajo që krijoi panik mes banorëve.

Në pamjet e siguruara nga shihet se një pjesë e kabinës elektrike është e shkrumbuar.

Mbrëmjen e djeshme banorët e pallatit u evakuuan nën frikën e një përshkallëzimi të situatës.

Banorët pretendojnë gjitthashtu se rruga përpara pallatit ishte e bllokuar, duke penguar hyrjen në kohë të zjarrfikëses dhe ambulancës. Qytetarët kanë ngritur shqetësime serioze për standardet e sigurisë brenda kompleksit, duke theksuar se rrugët e brendshme janë jashtë parametrave të nevojshëm për qarkullimin e mjeteve të emergjencës në raste kritike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×