INTERVISTA/ “Superiorja me probleme, ja çfarë pres në javën e fundit të Final Four”, Pano: Sylvinho u shndërrua në menaxher, Maran të mos ndjekë rrugën e tij (VIDEO)

Të dielën do të mësohet edhe fituesi i kampionatit shqiptar, teksa luhen dy ndeshjet e fundit të Final Four në të njëjtën orë. Egnatia si kampione në fuqi përballet me Dinamon që është jashtë gare, ndërsa Vllaznia është e “dënuar”  të besojë në aktin e fundit ndaj Elbasanit.

Jo vetëm kaq, pasi ikona Ledio Pano, i ftuar në Sport News në News 24, në bisedën me Trevisa Tufën, përveç analizës së Superiores përfshirë këtu edhe problemet në përgjithësi, foli edhe për largimin e Sylvinhos nga kombëtarja dhe për rikthimin në stilin italian, pas firmës me Maran.

Ledio, pyetja e parë dhe më e komentuara në fakt në rrjet. A u luajt drejtë dhe pastër këtë sezon?

Javët e fundit treguan që nuk është luajtur. Shumica e ndeshjeve në fazat e para kanë qënë të luftuara, megjithatë, faza e fundit, java e fundit tregoi një kampionat që lë për të dëshiruar. Besoj që ky kampionat lë për të dëshiruar, në vend që të ketë ngritje, ka rënie të theksuar.

Një tjetër temë e diskutuar ka qenë edhe ajo e skemës. Këto ndryshime, a kishin impaktin e duhur? U detyrua federata të ndryshonte skemën në fund…

Vetëm në Shqipëri mund të ndodhin këto ndryshime në momentin e fundit, në botë kur thuhet diçka, do shkohet deri në fund.

 

 

Çfarë duhet të bëjë Federata për të afruar tifozët, për ta bërë garën më të fortë dhe më të besueshme? A ke një variant në kokë, një ide?

Kjo është në vazhdimin e gjithë këtyre viteve, me këto ulje-ngritjet e mëdha, mund të them cilësi të pakët të kampionatit. Duke ditur edhe njerëzit, që jemi komunitet i vogël, duke ditur rezultatin e ndeshjeve që në fillim, dëshira për të shkuar në stadium zbehet në maksimum.

Ledio, e prisje një Egnatia të tillë, një ekip me luhatje gjatë sezonit, por në “FINAL4” një bishë e vërtetë, i shënoi 6 gola 2 ekipeve favorite, është një hap larg titullit të tretë radhazi…

Egnatia ishte nga pretendentët kryesorë që në fillim të kampionatit. Ndryshimet e shumta, këtë e ka treguar edhe në kampionatin e kaluar edhe Egnatia, çdo ekip kur ka cilësi të mëdha, e ul pak ritmin ndonjëherë. Dëmtimet kanë bërë punën e vet, ndeshja e parë ndaj Elbasanit nuk pritej, gabimet e Elbasanit bënë që Egnatia të fitonte thellë.

Nuk besoj se ishte vetëm efekti Dede, pra ndryshimi i trajnerit, çfarë ka Egnatia me shumë se ekipet e tjera në këtë fazë?

Egnatia ka qëndrueshmëri në 11-shen e saj. Gjatë kampionatit ka patur luhatje, psh Bakayoko rrinte në stol, tani nuk mund të flasim pasi jemi jashtë, por nuk mund të mbahet jashtë një lojtar i tillë. Trajneri Tetova e kuptoi që erdhi një moment që duhet të ndahesh nga Egnatia, pasi vjen një moment e ngopesh. Egnatia bëri mirë që mori një trajner si Nevili, pasi ka ide të cilat po i shfaq më së miri. Unë besoj se Egnatia e ka patur më shumë mendje te kampionati sesa te kupa.

Mendon se Dinamo mund t’i bëhet pengesë dhe mund t’i prish festën Egnatias, apo është thuajse e pamundur të motivosh një ekip të dalë nga gara që në xhiron e dytë?

Dinamo e ka potencialin, pasi e tregoi veten ndaj Vllaznisë. Prisnim një Vllazni që gjatë gjithë kampionatit ishte në vendet e para dhe ja çfarë tregoi. Elbasani i ka mundësitë, ka ekip solid dhe që vrapon.

Do doja që ndeshja e fundit të ishte Elbasani me Egnatian, pasi kanë treguar më tepër stabilitet.

Zhgënjimi i vetëm, nëse e konsiderojmë kështu është Vllaznia, pasi është ekipi që e ka kërkuar më shumë titullin vitet e fundit. Mbyllën sezonin e rregullt në vendin e parë, por lëshuan në fazën e katërt dhe pësuan 2 humbje në Final4”, pse “fiket” Vllaznia në fund?

Këtë pyetje as Vllaznia nuk e ka përgjigjen për të. Unë mund të them se dëmtimet e shumta, sidomos në repartin ofensiv kanë ndikuar. Nuk e pashë Vllazninë aq të qetë sa duhet. Pashë lojtarë që ishin në tension. Besoj se Vllaznia e humbi vetë mënyrën si duhet të shkonte deri në fund.

Ka shanse gjithsesi për titull Vllaznia, por më shumë Elbasani, edhe pse duhet thenë se ky ishte një sezon pozitiv për ta, të paktën kështu e vlerësoi Gvozdenovic, objektivi i tyre ishte rikthimi në Evropë…

Objektivi ishte Europa dhe e arritën. Por në final  four ndryshojnë edhe objektivat. Unë besoj se Elbasani synon kampionatin, pasi do ishte diçka e madhe.

Në letër, nëse e sheh katër ekipet e “Final4”, Egnatia pranë titullit, Vllaznia fitoi premion dhe pjesëmarrjen në Evropë, Elbasani në Evropë, Dinamo fitoi Kupën, duket sikur të gjithë janë të lumtur me këtë përfundim…

Të katërta janë fituese përderisa kanë shkuar në Europë. Do jenë dy ndeshjet më të bukura, duhet t’i shikojmë si do shkojnë.

Në fund, për të mbyllur këtë diskutim. Nuk mund të lë pa marrë një koment në lidhje me Partizanin. Mbyllën një sezon të dështuar, tani janë në kërkim të një trajneri. Si e sheh të ardhmen e “demave” dhe e ke një këshillë në distancë për drejtuesit?

Legjendë është mbiemri (Qesh). Është një nga vitet që do doja ta harroja, jo vetëm për faktin që nuk kapëm europën, por sepse gjërat shkuan shumë keq. Unë do doja që ndryshimet të jenë rrënjësore dhe të rikthehemi në shinat e duhura.

Dua ta mbyll këtë bisedë Ledio, me dy 2 pyetje në lidhje me trajnerin e ri të ekipit përfaqësues, Rolando Maran. Të befasoi kjo zgjedhje Ledio?

Jo. Rrugëtimin e Sylvinhos e marrim në dy stade, erdhi një trajner që krijoi një ekip me stabilitet dhe me një futboll që bëri krenarë të gjithë shqiptarët. Stada e dytë mbas europianit, nuk ishte më trajner, por në menaxher. Gabimi më i madh i trajnerit është kur menaxhon lojtarët. Për mendimin tim bëri gabime fatale në shumë ndeshje.

Maran nuk e njohim, ka CV më të mirë se Sylvinho.

Çfarë mund të sjell Maran ndryshe? Si mendon se do të ndikojë kjo lëvizje?

Ne na kanë mësuar këta trajenrët italianë që janë më difensivë. Futbolli ka ndryshuar, ne mund të luajmë mirë edhe në sulm. Prandaj thashë që shpresojmë që mos të bëjë menaxherin.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×