Elbasani, trajneri Gvozdenovic para takimit ndaj Vllaznisë: Japim shpirtin në fushë

Tekniku i Elbasanit, Gvozdenovic dha opinionin e tij para takimit të final four ndaj Vllaznisë.

“Është ndeshja e fundit e Final 4, na pret një finale kundër Vllaznisë. Ne jemi gati. Do të luftojmë fort në fushë, me një besim të madh dhe do të provojmë të fitojmë ndeshjen.

Është e vërtetë që fitorja nesër mund të mos mjaftojë për tu shpallur kampion, sepse Egnatia është më e favorizuar. Por ne jemi Elbasani, kemi përgjegjësi për qytetin, për tifozët. Do tentojmë të fitojmë në fushë dhe pastaj gjithçka është në dorë të Zotit. Mendoj që edhe Egnatia edhe Dinamo do të luajnë drejt në sfidën tjetër.

Rinovimi? Jam i kënaqur. Edhe unë edhe drejtuesit e klubit ishin në një mendim, të vazhdonim projektin”.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×