Shkeli perimetrin e sigurisë me “Jet Ski” dhe vuri në rrezik jetën e pushuesve në Karaburun, gjobitet drejtuesi dhe bllokohet mjeti

Policia Kufitare në Vlorë ka ndërhyrë menjëherë pas një denoncimi nga qytetarët, të cilët raportuan një mjet lundrues tip Jet Ski që ishte afruar rrezikshëm pranë bregut në zonën e Karaburunit, duke shkelur perimetrin e sigurisë dhe duke vënë në rrezik pushuesit.

Sipas policisë, drejtuesi i Jet Ski-t, shtetasi E. U., është ndëshkuar me një masë administrative prej 500.000 lekësh të rinj për shkelje të rregullave të lundrimit dhe cenim të perimetrit të sigurisë.

Autoritetet theksojnë se mjeti u bllokua në pikën e dedikuar për sekuestrimin e mjeteve lundruese dhe paralajmërojnë se kontrollet në vijën bregdetare do të vijojnë.

Policia e Shtetit i ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese që të respektojnë rregullat e sigurisë detare, duke theksuar se shkeljet që rrezikojnë jetën e pushuesve do të ndëshkohen ashpër.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×