Zbulohet skandali! Vrau me kallashnikov policin dhe plagosi kolegun e tij, Violand Bracellari përfitoi fonde nga AZHBR për stallat e bagëtisë

Zbulohen detaje në kufijtë e skandalit në lidhje me autorin e vrasjes së policit Enea Mokolli.

Burime të sigurta pranë familjarëve të Violand Bracellari bëjnë me dije se autori, një person me rrezikshmëria të lartë shoqërore, në kërkim prej 9 vitesh, ka përfituar fonde nëpërmjet AZHBR për ngritjen e stallave të bagëtive. Pikërisht ato stalla që dje u bënë një skenë krimi, ku Braçellari fshihej dhe sulmoi me kallashnikov policinë, duke lënë të vdekur në vend policin 36-vjeçar, dhe duke plagosur kolegun e tij, Edison Adri.

Është e pakonfirmuar në qoftë se 41-vjeçari ka përfituar këto fonde me emrin e tij apo të nënës së vet, por ajo çka sigurojnë burimet është se Violand Bracellari pavarësisht se ishte në kërkim prej vitesh ka përfituar subvencione në bujqësi e blegtori. Është e paqartë sesi një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i trajnuar ushtarakisht ka përfituar fonde publike kur njëkohësisht për të më parë ishin mobilizuar edhe forcat RENEA për ta kapur.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×