
I jep sot lamtumira e fundit “Dëshmorit të Atdheut” Enea Mekolli, efektivi i policisë i cili u vra nga Violand Braçellari, gjatë një operacioni të zhvilluar për kapjen e tij.
Homazhet në nderim të tij zhvillohen pranë Qendrës Kulturore të Pogradecit, të cilët nisën në orën 10:00 deri në 12:00.
Miq e kolegë mes lotësh, janë mbledhur për të shprehur respektin dhe mirënjohjen ndaj sakrificës së tij.
Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të mbahet në orën 14:00 në fshatin Blacë, ku Enea Mekolli do të prehet mes dhimbjes së familjes dhe nderimit të komunitetit.
and then