VIDEO/ Vrasja e Aleksandër Koçekut në Shkodër, flet kushëriri i viktimës: Konflikti e di edhe shteti, e dinë të gjithë

Aleksandër Koçeku u gjet i vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të shtunë. Ngjarja e rëndë ndodhur në Prekal në Shkodër.

Kushëriri i viktimës, Mark Koçeku në një komunikim për “News24”, ka treguar se ngjarja duhet të hetohet

“Konfliktin e dinë shteti, e dinë gjithkush. Është ruajtur, por çfarë të bëjë, duhet të ushqehet. Ne kemi një konflikt që e dinë. Kemi një person në burg që e kemi pasur në gjak. Të gjithë e dinë ngjarjen. Ai punonte te shpia, ka pasur një furrë buke”, tha mes të tjerash ai.

Aleksandër Koçeku u vra në Karmë të Kirit në Dukagjin. Vrasja dyshohet se ka ndodhur për gjakmarrje. Një gjë të tillë e bën të ditur kushëriri i viktimës Mark Koçeku.

Para 8 vitesh, Angjelin Shkambi u vra me armë zjarri në Shkodër, ndërsa autori i kësaj ngjarje Artan Koçeku është në burg si dhe është vëllai i Aleksandër Koçekut që u vra sot.

Aleksandër Koçeku rreth 42 vjeç u qëllua me breshëri plumbash në fshatin Lin në aksin Kir-Prekal të Dukagjinit.

Policia vijon hetimet për ta zbardhur të plotë ngjarjen e rëndë. Viktima Aleksandër Koçeku është vëllai i Artan Koçekut. Në 2017 Artan Koçeku vrau Angjelin Shkambin në Shkodër tek varrezat për një borxh 30 mijë euro.

 

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×