Sherr për radhën në poliklinikë përfundon në gjakderdhje! Në sy të pacientëve, momenti kur i riu sulmon me thikë 32-vjeçarin në Shkodër

Kjo video është momenti kur 18-vjeçari Arvin Fregjaj plagos 32-vjeçarin Vildan Këpeca në mjediset e brendshme të poliklinikës në Shkodër.

Policia ka arrestuar të riun Fregjaj pas këtij konflikti. Efektivët arrestuan edhe babain e 18-vjeçarit, shtetasin Agron Mehmetaj pasi dyshohet se ka bashkëpunuar në këtë plagosje. 18-vjeçari akuzohet për “vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, “mbajtje pa leje të armës së ftohtë” dhe “prishje të qetësisë publike”, ndërsa babai i tij për “vrasje me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11:30 dhe, sipas hetimeve, konflikti nisi për motive të dobëta që lidhen me radhën në poliklinikë. Pas plagosjes së vëllait të tij, 41-vjeçari Arben Kepëca mori një pistoletë me fishek në fole dhe u nis në këmbë me qëllim për të gjetur autorin e dyshuar. Policia, e informuar në kohë, ndërhyri menjëherë dhe arriti ta ndalonte përpara se konflikti të përshkallëzohej në një ngjarje edhe më të rëndë.

Gjatë ndërhyrjes, 41-vjeçari tentoi të largohej dhe hodhi armën e zjarrit, por u neutralizua dhe u arrestua në flagrancë. Pistoleta dhe municioni luftarak u sekuestruan si prova materiale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×