
Pas zhgënjimit në gjysmëfinale të Botërorit, Franca dhe Anglia kërkojnë ta mbyllin turneun me fitore dhe me medaljen e bronztë. Nuk mund të lihej pa përmendur edhe finalja e të dielës, mes Argjentinës dhe Spanjës.
Në Botërori Amerikan, trajneri Shpëtim Duro, bëri analizen e tij dhe u shpreh:
Profe, futbolli është i paparashikueshëm, kur sheh Francë-Angli që luajnë për vendin e tretë dhe të katërt, thua uau, çfarë bëhet, mund të ishte pa frikë kjo finalja e Botërori…
Patjetër që mendohej se mund të ishte finalja e Botërorit. Një ndeshje sonte pa motivim, hajt ta bëjmë si ndeshje. Nuk ka qënë asnjëherë tërheqëse. Franca luan por Deschamps nuk është më në stol.
Edhe Spanja me Argjentinën janë skuadra që e kanë merituar totalisht. Ato arritën në finale me mjaft bindje dhe personalitet, duke mos lënë shkas për asnjë interpretim negativ.
Në finale kanë shkuar më të mirat, e them me bindje. Spanja ka patur më stabilitet, Argjentina ka patur oshilacione.
and then