Argjentina beson te tradita, zgjedh fanellën klasike për finalen e Botërorit

Kombëtarja e Argjentinës do të zbresë në fushë me fanellën e saj tradicionale bardhekaltër në finalen e Botërorit, duke rikthyer uniformën ikonike që e ka shoqëruar në momentet më të mëdha të historisë së futbollit.

Pas përdorimit të fanellës tjetër në faza të caktuara të turneut, kampionët në fuqi kanë vendosur të luajnë ndeshjen vendimtare me fanellën klasike me vijat bardhekaltër, simbol i identitetit të “Albiceleste”.

Ky vendim është pritur me entuziazëm nga tifozët argjentinas, të cilët e konsiderojnë fanellën tradicionale si një ogur të mirë për sfidat më të rëndësishme. Argjentina luan të dielën ndaj Spanjës finalen e Botërorit.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×