
Interi vijon të lëvizë në merkato, me drejtuesit zikaltër që po vlerësojnë alternativat për të përforcuar skuadrën e Cristian Chivut. Objektivi për krahun e djathtë, Djed Spence, është larguar për shkak të kërkesës së lartë të Tottenhamit, ndërsa klubi milanez po monitoron nga afër situatën e mbrojtësit argjentinas Cristian Romero.
Në mesfushë mbetet në krye të listës Curtis Jones i Liverpoolit, por lëvizjet e Interit do të varen edhe nga largimet. Monza ka shfaqur interes për Massolin dhe Akinsanmiron, ndërsa Cagliari po ndjek Kristjan Asllanin.
Nga ana tjetër, largimi i mundshëm i Davide Frattesit, i cili nuk bën pjesë në planet e Chivut, mund të jetë çelësi për të zhbllokuar merkaton e zikaltërve në javët e ardhshme.
and then