
Një konflikt i ndodhur mbrëmjen e së enjtes në zonën e lodrave në Shëngjin ka përfunduar me një person të plagosur.
Sipas informacioneve paraprake, gjatë përleshjes një person është goditur me tytën e një pistolete zhurmuese, duke mbetur i dëmtuar. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr trajtim mjekësor. Burime bëjnë me dije se gjendja e tij është jashtë rrezikut për jetën.
Pas incidentit, uniformat blu kanë shoqëruar një person të dyshuar, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të dinamikës së ngjarjes dhe shkaqeve që çuan në konflikt.
Në vendngjarje është sekuestruar edhe pistoleta zhurmuese, e cila dyshohet se është përdorur gjatë përplasjes.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 20:30, ndërsa policia po punon për dokumentimin e plotë të rastit dhe përcaktimin e përgjegjësive të personave të përfshirë.
and then