
Emri i Ernest Muçit nuk mund të mungojë në merkato. Edhe pse sulmuesi kuqezi u bashkua me Trabzonspor-in pas një sezoni si i huazuar dhe më pas siguroi kartonin e tij nga Beşiktaş-i për një shumë prej 8.5 milionë eurosh, interesimi për Muçin duket i lartë.
Së fundmi, mediat bëjnë me dije se Aston Villa është vendosur pas tij. Klubi anglez nga Birmingham pritet të ofrojë rreth 25 milionë euro për kartonin e Muçit, ndërsa në negociata mund të përfshihen edhe bonuse shtesë që do të lidhen me paraqitjet dhe sukseset e lojtarit.
Aston Villa më herët ka tentuar të hapë bisedimet përmes ndërmjetësve, por tashmë thuhet se janë gati të bëjë një kërkesë zyrtare drejtuar Trabzonspor-it.
Për lojtarin kuqezi, do ishte një “trampolinë” e vërtetë, por gjërat nuk janë të lehta, pasi Trabzon vështirë se do heqë dorë nga shërbimet e tij. Si do shkojnë gjërat, na mbetet të presim e të shohim.
and then