
Luis Hasa është transferuar te Frosinone. Klubi i sapongjitur në elitë ka gjetur gjuhën e përbashkët me Napolin dhe ka firmosur me mesfushorin e kombëtares tonë deri në vitin 2030. Tërësisht jashtë planeve të trajnerit të napoletanëve, Alegri, largimi u pa si zgjidhja më e mirë e mundshme për të dyja palët.
Ai e kaloi sezonin e kaluar në huazim te Karrarese në Serie B, ku shënoi pesë gola dhe dhuroi katër asiste në 31 ndeshje. Megjithatë, ai ende nuk ka debutuar në Serie A.
Hasa, i cili ka luajtur për Italinë në disa grupmosha të ekipeve kombëtare, e bëri debutimin e tij me kombëtaren e parë të Shqipërisë në qershor të këtij viti, teksa u aktivizua në miqësoren ndaj Izraelit.
Me interes pritet të shihen paraqitjet e tij në vijim, në sezonin e ri futbollistik në Serie A, me fanellën e Frosinones.
and then