Plagosje në Lushnje, 60-vjeçari godet kushëririn me thikë, arrestohet

Një 60-vjeçar është arrestuar nga Policia e Lushnjës pasi dyshohet se ka plagosur rëndë me thikë kushëririn e tij, pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Loni Dhamo”, ku shtetasi I. Y., 60 vjeç, banues në Lushnjë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës kushëririn e tij, F. Y., 71 vjeç.

Si pasojë e plagëve të marra, 71-vjeçari është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve dhe raportohet jashtë rrezikut për jetën.

Pas njoftimit për ngjarjen, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë kanë reaguar menjëherë duke bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar.

Gjatë veprimeve hetimore, policia ka sekuestruar edhe mjetin prerës (thikën) që dyshohet se është përdorur në konflikt.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×