
Milani dhe Juventusi kanë vijuar përgatitjet për sezonin e ri me dy teste miqësore, duke marrë sinjale pozitive, pavarësisht rezultateve të ndryshme.
Kuqezinjtë e drejtuar nga Ruben Amorim barazuan 2-2 në transfertë ndaj Celtic, në debutimin e teknikut portugez në pankinën e Milanit. Skocezët përfituan nga dy gabime në mbrojtjen kuqezi dhe krijuan epërsi të dyfishtë që në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë reagoi Francesco Camarda, i cili fillimisht realizoi nga pika e bardhë dhe më pas shënoi me kokë për të vendosur baraspeshën. Lajmi i keq për Milanin ishte dëmtimi muskulor i mbrojtësit Gila, i cili u detyrua të largohej vetëm pak minuta pas debutimit.
Ndërkohë, Juventusi regjistroi fitoren e parë në fazën përgatitore, duke mposhtur 1-0 Standard Liezhin në transfertën belge. Pas një pjese të parë pa gola, vendosi një goditje e saktë e Fabio Mirettit në minutën e 54-t. Bardhezinjtë krijuan edhe raste të tjera për të dyfishuar avantazhin, ndërsa në fund portieri Mattia Perin u bë vendimtar me një pritje spektakolare, duke ruajtur suksesin e skuadrës së Luciano Spallettit.
Dy ndeshje miqësore për dy “bigët” italianë, që ofruan indicie të rëndësishme për trajnerët, të cilët vijojnë të testojnë grupin në prag të nisjes së sezonit të ri.
and then