
Çiklisti amerikan Sepp Kuss i shpëtoi për pak një aksidenti fatal gjatë fazës së 20-të të Tur de France, pasi humbi kontrollin e biçikletës në një zbritje të shpejtë malore dhe përfundoi mbi rrjetat e sigurisë, vetëm pak centimetra larg një gremine.
Incidenti ndodhi teksa Kuss po luftonte për fitore në etapën parafundore të garës. Në një kthesë të shpejtë djathtas, ai gaboi trajektoren, humbi kontrollin e biçikletës dhe përshkoi tri korsitë e rrugës, përpara se të përplasej me murin mbrojtës në buzë të malit. Goditja e ndali mbi rrjetat e sigurisë, ndërsa biçikleta mbeti në të njëjtin vend.
Pamjet e aksidentit tregojnë se rrjeta mbrojtëse përfundonte vetëm disa centimetra më tej, çka do të thotë se një goditje pak më ndryshe mund ta kishte hedhur çiklistin në humnerë. Analisti i TNT Sports, Matt Stevens, vlerësoi masat e sigurisë të vendosura nga organizatorët.
Sepp Kuss crashed twice in the final kilometres. Once in the tunnel and then this crash, which cost him the lead. Richard Carapaz now in front. #TDF2026 https://t.co/cBbfZdpUGj pic.twitter.com/vFyml1bisk
— René Bugner (@RNBWCV) July 25, 2026
“Ky mund të kishte qenë një moment jetë a vdekje. Në anën tjetër të rrjetës së sigurisë ndodhet një shkëmb i pjerrët. Organizatorët bënë një punë të shkëlqyer dhe kjo barrierë ndoshta i shpëtoi jetën”, u shpreh ai.
Megjithatë, kjo nuk ishte e vetmja vështirësi për amerikanin gjatë etapës. Më herët, ai ishte rrëzuar në një tunel të errët dhe të lagësht, duke humbur kohë të çmuar në garë.
Así fue la primera caída de Sepp Kuss… pic.twitter.com/5RU2rE0uvF
— #escapapodcast (@tribunaciclista) July 26, 2026
Pas përfundimit të etapës, Kuss pranoi se kishte garuar në kufijtë e mundësive të tij.
“Isha vërtet në limit dhe e gjykova gabim kthesën. Pas rrëzimit në tunel po përpiqesha të rikuperoja kohën e humbur. Ishte një moment i frikshëm. I kërkoj ndjesë gruas dhe familjes sime që po më ndiqnin nga shtëpia. Kështu janë garat”, deklaroi ai.
Pavarësisht lëndimeve dhe gjakderdhjes së dukshme, Kuss u rikthye në biçikletë, përfundoi etapën dhe e mbylli garën në vendin e tretë. Më vonë ai tregoi se në ato çaste nuk ishte plotësisht i kthjellët, por e kuptoi se kishte pasur fat të madh që rrjetat mbrojtëse ndodheshin pikërisht në atë pikë.
and then