Zjarri nga eskavatori i dogji ullinjtë/ Plas sherri në Kus të Tiranë, arrestohet 29-vjeçari, nën hetim një tjetër

Një konflikt i nisur pas një zjarri të shkaktuar gjatë punimeve me eskavator ka çuar në arrestimin e një personi dhe procedimin penal të një tjetri në Tiranë.

Në pranga ka rënë 29-vjeçari Ledjan Musteqja, ndërsa një 50-vjeçar po hetohet në gjendje të lirë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kus të Tiranës, ku 50-vjeçari, gjatë punës me një eskavator, dyshohet se ka këputur një tel të tensionit të mesëm. Si pasojë, është shkaktuar zjarr, i cili është përhapur në shkurre dhe në një ullishte në pronësi të familjes së 29-vjeçarit.

Pas incidentit, sipas policisë, Ledjan Musteqja dyshohet se ka dëmtuar automjetin e kompanisë që po kryente punimet, si edhe pajisjen GPS të instaluar në mjet.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për vijimin e hetimeve dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×