Liga e Konferencës/ Dinamo vijon “ëndrrën” evropiane, “blutë” mundin pastër Aluminjin dhe “fluturojnë” në raundin e 3-të

Dinamo vijon ëndrrën europiane. Skuadra e drejtuar nga Ilir Daja siguroi një kualifikim të rëndësishëm për në raundin e tretë të Ligës së Konferencës, pasi mposhti bindshëm 3-0 Aluminijn në sfidën e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”.

Pas paraqitjes së mirë edhe në takimin e parë, blutë konfirmuan superioritetin e tyre duke dominuar përballjen nga minuta e parë deri në të fundit. Një sukses plotësisht i merituar, që shpërblen paraqitjet e ekipit në të dyja ndeshjet e këtij turi.

Lorenco Vila zhbllokoi rezultatin, ndërsa Qefalija dhe Përndreca vulosën fitoren me dy golat e tjerë, duke i dhënë Dinamos një triumf të pastër dhe një biletë të merituar për në fazën e tretë të kompeticionit.

Ky është kualifikimi i shtatë në historinë europiane të klubit dinamovit, një tjetër faqe e rëndësishme për blutë, që vazhdojnë rrugëtimin e tyre në arenën ndërkombëtare me ambicie dhe besim. Në turin e 3 Dinamo do të përballet me modestët letonezë të Audas, një kundërshtar që në letër është plotësisht i kalueshëm.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×