VIDEO/ Shkeli perimetrin e sigurisë dhe rrezikoi pushuesit, bllokohet mjeti lundrues në Ksamil, gjobitet drejtuesi

Një mjet lundrues është bllokuar nga policia ndërsa drejtuesi i tij është ndëshkuar me gjobë 500.000 lekë të rinj.

Sipas policisë drejtusi i gomones, shkeli perimetrin e sigurisë detare, në zonën e Gjirit të Hartës, në Ksamil, duke lundruar brenda hapësirës së rezervuar për pushuesit, me rrezik të drejtpërdrejtë për jetën dhe sigurinë e tyre.

Pas denoncimeve, pati një regim nga policia dhe bllokim të mjetit.

“Policia Kufitare u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve lundruese të respektojnë me rigorozitet perimetrin e sigurisë së plazheve dhe rregullat e lundrimit. Çdo shkelje që cenon jetën dhe sigurinë e pushuesve do të konstatohet dhe do të ndëshkohet me masat e parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Shërbimet e Policisë Kufitare vijojnë kontrollet intensive në të gjitha zonat bregdetare, me synim garantimin e sigurisë së pushuesve gjatë sezonit turistik.”, thuhet në reagimin e policisë



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×