
Policia e Tiranës ka shpallur në kërkim Rosela Nallbatin, e njohur edhe me mbiemrin Çapja, si dhe babanë e saj, Romir Nallbati, pasi dyshohet se kanë dhunuar gazetarin e kronikës Elton Qyno.
Sipas informacioneve, ngjarja ka ndodhur në ambientet e Spitalit Amerikan 3 në Tiranë, ku Qyno kishte shkuar për të takuar një mjek. Ai dyshohet se është goditur me sende rrethanore nga Rosela Nallbati, në prani të dhjetëra personave.
Pas verifikimeve të kryera nga Komisariati nr. 6, autoritetet identifikuan të dyshuarën si bashkëshorten e Florenc Çapjas, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit, si dhe i dënuar nga GJKKO edhe për sigurimin e kushteve për kryerjen e vrasjes së Sokol Sanxhaktarit.
Policia ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë në Spitalin Amerikan 3, të cilat pritet të shërbejnë si provë për dokumentimin e ngjarjes. Ndërkohë janë kryer kontrolle në disa zona, përfshirë edhe banesën e Rosela Nallbatit në Elbasan, por deri më tani ajo nuk është lokalizuar.
Sipas raportimeve, Rosela Nallbati kishte kërcënuar më herët gazetarin Elton Qyno përmes aplikacioneve online, ndërsa ndodhej në Dubai, ku jeton si rezidente.
Policia vijon kërkimet për kapjen e dy personave të shpallur në kërkim, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë në vazhdim.
and then