Aksident në aksin Fier-Patos/ Përplasen dy mjete, plagoset njëri prej drejtuesve (VIDEO)

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në aksin Fier- Patos, në vendin e quajtur “ Çesma e Mbyetit”. Një automjet tip “ Audi” me drejtues shtetasin U. XH është përplasur me mjetin tip “ Volkswagen” me drejtues shtetasin N. D, dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i “Audit”.

Ai është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve ndërkohë që shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e dinamikës së aksidentit dhe disiplinimin e trafikut.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×