Në kërkim prej dy vitesh për dosjen e inceneratorit të Tiranës, arrestohet në Palasë Renardo Nallbani

Policia e Vlorës ka arrestuar mbrëmjen e kësaj të shtune Renardo Nallbanin, i shpallur në kërkim prej rreth dy vitesh në kuadër të hetimeve për inceneratorin e Tiranës.

Operacioni për lokalizimin dhe kapjen e tij është zhvilluar në zonën e Palasës, ku shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur arrestimin e Nallbanit.

Ai rezulton i akuzuar për disa vepra penale, mes tyre “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, e kryer në bashkëpunim të veçantë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Nallbani ishte shpallur në kërkim prej dy vitesh, ndërsa arrestimi i tij u realizua pas veprimeve të Policisë për lokalizimin e tij.

Materialet procedurale pritet t’i kalojnë organeve kompetente për vijimin e procedurave ligjore.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×