Aksident në aksin Elbasan-Peqin/ Kamionçina përplaset me autobusin, raportohet për dëme materiale

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Elbasan–Peqin, në zonën e Përparimit. Sipas informacioneve paraprake, një kamionçinë është përplasur me një autobus, ndërsa përplasja ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale në të dyja mjetet.

Nga të dhënat e para ende nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, ndërsa pritet që të zbardhen rrethanat dhe dinamika e aksidentit. Autoritetet kanë nisur veprimet për përcaktimin e shkaqeve të përplasjes.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×