Aksident në Poliçan/ Lëndohen 3 anëtarë të një familje, një prej tyre transportohet drejt Traumës

Një aksident ka ndodhur në afërsi të fshatit Vodicë në Poliçan, në vendin e quajtur “Çesma e Thatë”. Mjeti doli nga rruga në një kthese dhe përfundoi në kanalin kullues.

Si pasojë e aksidentit, u plagosën tre shtetasit, Veiz Shermalli,60-vjeç, Rabushe Shermalli,78-vjeçe dhe Liljana Shermalli,58-vjeçe,të tre banues në fshatin Vodicë të bashkisë Poliçan.

Ata ishin anëtarë të së njëjtës familje dhe mjeti drejtohej nga 58-vjeçarja Liljana Shermalli.

Ata janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku edhe kanë marrë mjekimin e nevojshëm, ndërkohë që për shkak të frakturave të marra,78-vjeçarja Rabushe Shermalli është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×