U la në qeli nga Gjykata e Tiranës, shtetësja turke Julide Yazici të hënë dorëzon ankimin në Apel, kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

Gjykata e Tiranës një ditë më parë caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” me qëllim ekstradimin për shtetasen turke Julide Yazici, 32 vjeç. Mësuesja me origjinë nga Turqia u ndalua pak ditë më parë në aeroportin e Rinasit, pasi rezultonte person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ankaraja.

Kujtojmë se Yazici është dënuar nga gjyqësori turk me 4 vite burgim për veprat penale “dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Nga masa e këtij dënimi, 32-vjeçares i kanë mbetur pa kryer edhe 3 vite, 5 muaj e 22 ditë burg. Ndërkohë mësohet se të hënën Julide Yazici do të dorëzojë ankimin në Apel, ndërsa kërkon masë sigurie arrest shtëpie. Gjithashtu mësohet se në burg, shtetësja turke është kontaktuar nga Komiteti i Helsinkit.

Mbrojtja kërkoi arrest shtëpie

Në seancë, mbrojtja e Yazicit kërkoi një masë më të butë sigurie, konkretisht “arrest në shtëpi”.

Vetë 32-vjeçarja, përmes përkthyesit, deklaroi se çështja ndaj saj kishte nisur rreth dhjetë vite më parë dhe se prej tetë vitesh jeton e punon si mësuese në Francë.

Ajo argumentoi se kishte udhëtuar edhe më parë drejt Shqipërisë pa pasur probleme dhe kërkoi të mos mbahej në burg gjatë procedurës së ekstradimit.

Gjykata, megjithatë, pranoi kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës “arrest në burg”.

Sipas vendimit, arrestimi u krye nga shërbimet e Policisë Gjyqësore në Komisariatin e Policisë Rinas, pasi emri i Yazicit figuronte në kërkim ndërkombëtar.

Ekstradimi drejt Turqisë

Në vendimin e saj, gjykata i referohet dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, Konventës Evropiane për Ekstradimin dhe legjislacionit shqiptar për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja.

Gjykata vlerëson se ekziston një urdhër ndërkombëtar arresti, se në të është përcaktuar qëllimi i ekstradimit dhe se mes Shqipërisë dhe Turqisë ekziston marrëveshje për ekstradimin.

Ndërkohë, të hënën Yazici pritet të ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit, duke kërkuar zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” me “arrest shtëpie”.

Mësohet gjithashtu se gjatë qëndrimit në burg, shtetasja turke është kontaktuar nga përfaqësues të Komitetit Shqiptar të Helsinkit.

VENDIMI

“Për vleftësimin e arresti dhe caktim mase sigurimi personal Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, e përbërë nga: GJYQTAR-KUJTIM VRANIÇI Axistuar nga sekretare giyqësore Marjana Xhamallati, në Tiranë më datë 07.08.2026. i dha fund shqyrtimit gjyqësor të kërkesës penale, që i përket:

KËRKUES: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshöm Tiranë, përfaqësuar nga prokurori i çështjes. z. Françesk Ganaj. KUNDËR: ME ORJEKT: Shtetasit turk Julide Yazici, e bija e Serif dhe e Birgul, e datëlindjes 24.08.1994. lindur në Izmit Koaceli. Turqi dhe rezidente në Francë, me adresë “38 Place Rabelais 37000 Tours”, me shtetësi turke. me arsim të lartë. me profesion mësuese. me gjëndje civile beqare. e vetëdeklaruar e pa dënuar. përfaqësuar/mbrojtur me deklarim në seancë giyqësore nga avokati. Artan Shllaku, Anëtar i Dhomës së Avokatisë Tiranë, me Nr. 3289 Liçense dhe NId M 52430001 H. dhe pjesmarrje të përkthyesit të gjuhës turke. z. Kujtim Qershori. i Liçensuar nga Ministria e Drejtësisë Tiranë. -Vleftësimi i ligjshëm i arrestimit të përkohshëm të shtetases Julide Yazici, me qëllim ekstradimi, kryer nga policia gjyqësore – Caktimi i masës së sigurimit personal me karakter shtërngues për efekt ekstradimi të shtetases Julide Yazici në shtetm Turk.

BAZA LIGJORE: Nenet 228. 229. 232. 238. 251. 252. 258. 259. 493. 494. 495 të Kоdi të Procedurës Penale: Konventa Evropiane për Ndihmë të Ndërsjelltë Juridike në Çështjet Penale. ratifikuar me Ligjin Nr. 9871. datë 11.2.2008 (hyrë në fuqi në datë 1.8.2011). neni 31 e vijues i Ligjit nr. 10193. datë 3.12.2009 Рër Marrëdhëniet Juridiksionale me Autoritetet e Huaja në Çështjet Penale” 1 Gjykata pasi dëgjoi palët, si dhe pasi shqyrtoi aktet e sjella nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridikisonit të Përgjithshëm Tiranë, në ngarkim të shtetases së huaj (turke) Julide Yazici, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor të çështjes palët kërkuan: Përfagësuesi i Prokurorisë: Vleftësimin e ligjshëm të arrestit të përkohshëm për qëllime ekstradimi ndaj shtetases Julide Yazici.

Caktimin ndaj shtetases Julide Yazici, të masës së sigurimit personal “Arrest në burg”, parashikuar nga Neni 238 i Kodit të Procedurës Penale, për qëllime ekstradimi në Republikën e Turqisë.

Mbrojtja e shtetases së huaj Julide Yazici, Av. Artan Shllaku, u shpreh se: Të vleftësojë si të ligjshëm arrestimin por në lidhje me kërkesën e Prokurorisë Tiranë për caktimin e masës së sigurisë/shtrënguese për shtetasen Julide Yazici në procedurë ekstradimi, të caktojë masën shtrënguese “Arrest në shtëpі”. parashikuar nga Neni 237 i K.Pr. Penale.

Shtetësja e huaj Julide Yazici, nëpërmjet përkthyesit të gjuhës turke, u shpreh: Jam dakord me avökatin tim dhe dua të shtoj se kjo çështje është hapur që para dhjetë vitesh dhe kam tetë vjet që une jam rezidente në Francë, dhe që nuk kam pasur një urdhër arresti, kjo pasi unë kam ardhur edhe para një viti në Shqipëri dhe kam ndenjur dy javë dhe këtë herë unë kam ardhur për pushime, kërkoj një masë më të butë atë të arrestit në shtëpi dhe unë nuk duhet të jem e arrestuar, pasi kam tetë vjet që punoj si mësuese në Francё. VËREN Procedura Se, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, nëpërmjet shkresës përejeliëse Nr.20836 Prot, datë 06.08.2026 ka paraqitur për shqyrtim pranë kësaj gjykatë kërkesën penale me objekt: “Vleftësimin si të ligjshëm të arrestit provizor dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues për qëllime esktradimi, ndaj shtetases Julide Serif Yazici”, с eila është shpallur në kërkim ndërkombëtar (kartele kuqe) pasi Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda e Stambollit, me vendimin Nr. 2016/122 ESAS-2017/175 KARAR, datë 08.11.2025, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim (mbetur për të kryer 3 vjet 5 muaj e 22 ditë burg), për veprat penale, “Dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”, parashikuar nga dispozitat përkatëse të Kodit Penal të Turqisë. Gjykata përpara shqyrtimit të bazueshmërisë në ligj dhe prova të kërkesës penale, analizoi kryesisht jundiksionin dhe kompetencën e saj në gjykimin e kësaj çështje.

Në bazë të Neneve 3/2, 69, 74 dhe 76 të Kodit të Procedurës Penale, gjykata çmon se çështja objekt gjykimi ben pjesë në juridiksionin gjyqësor dhe është në kompetencën lëndore dhe tokësore të saj. Gjykata pasi i bëri me dije të arrestuarës të drejtën për të pasur mbrojtës, konstatoi se ajo ishte shtetase e huaj, e për rrjedhojë, e zhvilloi gjykimin në prezencë të përkthyesit të gjuhës turke, licensuar pranë Ministrisë së Drejtësisë, z Kujtim Qershori. 2 Ogithashtu, gjykata konstatoi se shetësja e huaj Julide Yazici, kishte mbrojtës të zgjedhur dhe konform Nenit 6. 48 dhe 259 të K.Pr. Penale, gjykata legjitimoi kërkesen e të arrestuarës, për t’u përfagësuar në gjykim nga avokati z. Artan Shllaku, Anëtar i Dhomës së Avokatisë Firanë. Rrethanat dhe faktet Mbi bazën e materialeve të ndodhura në fashikullin hetimor, rezulton se arrestimi i shtetases së huaj Julide Yaziei është bërë nga policia gjyqësore e Komisariatit të Policisë Rinas, pasi kjo shtetase është shpallur në kërkim ndërkombëtar (kartele kuqe) pasi Gjykata e Apelit për krimet e Rënda e Stambollit. me vendimin Nr.2016/122 ESAS-2017/175 KARAR. datë 08.11.2025. e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim (mbetur per te kryer 3 vjet 5 muaj e 22 ditë burg), për veprat penale. “Dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrje në organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal të Turqisë Më konkretisht, nga aktet pjesë e fashikullit hetimor rezulton se: Me datën 04.08.2026. shërbimet e policisë gjyqësore në Komisariatin e Policisë Rinas, kanë kryer arrestimin e shtetases Turke. Julide Yazici. e bija e Serif dhe Birgul, e datëlindjes 24.08.1994. lindur në Izmir Koaceli, Turqi. për shkak se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjyqesore Turke.

Ky arrestim është kryer pasi shtetasia e sipërcituar, është shpallur në kërkim ndërkombëtar (kartele kuge) pasi Gjykata e Apelit për krimet e Rënda e Stambollit, me vendimin Nr.2016/122 ESAS-2017/175 KARAR. datë 08.11.2025. e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim (mbetur per te kryer 3 vjet 5 muaj e 22 ditë burg). për veprat penale. “Dhënie ndihme logjistike për organizatë terroriste” dhe “Pjesëmarrje organizatë terroriste”, parashikuar nga Kodi Penal të Turqisë. në Rezulton se nëpërmjet shkresës Nr. 16492KI prot. DKB datë 05.08.2026. Drejtoria e Interpolit pranë Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. ka njoftuar Prokurorinë e Përgjithshme për arrestimin e mësipërm duke i dërguar Raportin Individual te kërkimit dhe informacionin e DVP Tiranë lidhur me arrestimin. Nëpërnmjet shkresës datë 06.08.2026 Prokuroria e Përgjithshme këtë praktikë ja ka dërguar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë. Në këto kushte, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë pasi ka verifikuar kushtet paraprake të ekstradimit, parashtron kërkesën për vleftësimin e ligjshëm të arrestit provizor si dhe caktimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues. Mbi Arrestin e përkohshëm në kuadër të ekstradimit: Në TITULLIN X. me titull “Marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja”, KREU I, me titull “Ekstradimi”. Seksioni I. me tituil “Ekstradimi për jashtë shtetit” të K.PR.PENALE ndodhet neni 495, i cili parashikon se: “1.

Kur ka një uradhër arresti ndërkombëtar, policia gjvqësore bën arrestimin e përkohshëm të personit. Ajo bën edhe sckuestrimin e provave materiale të veprës penale dhe të sendeve që i përkasin asaj. 2. Autoriteti që ka hërë arrestimin njotton menjëherë prokurorin dhe Ministrin e Drejtësisë. Brenda dyzet e tetë orëve prokurori e vë të arrestuarin në dispozicion të gjykatës në territorin e së cilës është bërë arrestimi, duke i dërguar edhe dokumentacionin përkatës. 3. Gjykata, brenda dyzet e tetë orëve nga paraqitja e kërkesës e vleftëson atë si dhe eakton një masë sigurim shtr nguese. kur janë kushtet ose vendos lirimin e të arrestuarit. Kur i arrestuari është shtetas shgiptar 3 dhe nuk ka marrëveshje dypalëshe për ekstradimin e shtetasve me shtetin që ka urdhër arrestin, gjykata urdhëron lirimin e menjëhershëm të tij. Për vendimin që merr ajo njofton Ministrin e Drejtësisë.”. Veprimi procedurial i arrestit të përkohshëm gjen parashikim edhe në nenin 16 të Konventës së Këshillit të Europës për Ekstradimin’ dhe në nenin 36 të Ligjit.? Ratio i këtij veprimi procedurial është garantimi i mundësisë së kufizimit të lirisë së personit të kërkuar në mënyrë të përkohshme, para ardhjes së kërkesës për ekstradim.

Si Konventa e Këshillit të Evropës për Ekstradimin dhe dy Protokollet shtesë të saj, ashtu edhe dispozitat e ligjitpenal parashikojnë dhe lejojnë arrestimin/ndalimin e personave, për të cilët ekziston një kërkesë për arrestim të përkohshëm me qëllim ekstradimin, si masë provizore e cila mund të vendoset për të garantuar ekstradimin. Ky arrestim/ndalim si rregull realizohet në bazë të një kërkese formale të shtetit të huaj, e cila i paraqitet gjykatës nga Ministria e Drejtësisë nëpërmjet prokurorit pranë gjykatës kompetente, ku kërkohet vendosja përkohësisht e një mase shtrënguese përpara se të vijë kërkesa ekstradimit (neni 494 i K.Pr.Penale).3 Përjashtimisht nga ky rregull, bazuar në paragrafin e parë të nenit 16 të Konventës për Ekstradimin, arrestimi mund të bëhet edhe nga policia gjyqësore dhe kjo mundësi parashikohet pikërisht në nenin 495/1 të K.Pr.Penale e Lidhur me kriteret për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestit të përkohshëm, Prokuroria do të referohet në kriteret e parashikuara nga neni 495 i K.Pr.Penale dhe neni 16 i Konventës për Ekstradimin, kjo e fundit për shkak të pozicionit që ka Konventa në rendin tonë juridik (Shih nenin 116 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë). Paragrafi i parë i nenit 495 të K.Pr.Penale në formulimin e tij përpara ndryshimit me Ligjin Nr.35/2017 parashikonte se policia gjyqësore mund të bënte arrestimin e personit, kundër të cilit është paraqitur kërkesa për arrestimin e përkohshëm, në rastet e ngutshme. Aktualisht dispozita nuk e përmban më një kriter të tillë ç’ka do të thotë se për të kryer arrestimin sipas nenit 495 të K.Pr.Penale për policinë gjyqësore është e mjaftueshme ekzistenca e urdhrit të arrestit ndërkombëtar.

Formulimi i ndryshëm i paragrafit të parë të nenit 495 të K.Pr.Penale ka thjeshtuar punën e policisë gjyqësore pasi nëse më parë kjo e fundit duhej të justifikonte arrestimin e përkohshëm me ekzistencën e ngutshmërisë apo rrezikut të ikjes sé personit, aktualisht nuk e ka më një detyrim të tillë, ngaqë mjafton ekzistenca e Urdhër arrestit ndërkombëtar. Kërkesa për arrestimin e përkohshëm sipas Konventës për Ekstradimin është e përfshirë në Neni 16 i Konventës parashikon se: “1. Aë raste urgjente, autoritetet kompetente të Palës kërkuese mund të kërkojnë arrestimin e përkohshëm të individit që kërkohet, autoritetet kompetente të Palës së kërkuar vendosin për këtë kërkesë në përputhje me ligim e kesaj Pale.. 2. Në kérkesën për arrestim të përkohshëm do të shënohet ekzistenca e njërit prej dokumenteve të parashikuara ne paragrafin 2.kryerreshti a i nenit 12 dhe do të theksohet se për këtë do të dërgohet një kërkesë për ekstradim: aty do të përmendet shkelja për të cilen do të kërkohet ekstradimi. koha dhe vendi ku është kryer ajo. sis dhe -brenda mundësive- te dhenat rreth individ’ që kërkohet. 1. 3 Kërkesa për arrestim të përkohshëm do t’u transmetohet autoriteteve kompetente të Palës së kërkuar ose me rrugë diplomatike, ose drejtpërsëdrejti me poste ose me telegram, ose përmes Organizatës ndërkombëtare tè Policis Kriminple (Interpoll, ose me çdo mjet tjetër që lëshon një vërtetim të shkruar, ose që pranohet nga Pala e kërkuar. Autoritet! kërkues do të njoftonerpa vonesë lidhur me rrugën që i është dhënë kërkesës së tij.”. 2 Neni 36 i Ligjit parashikon se: “1. Në rastet e ngutshme të arrestimit të personit. kundër të etlit është paraqitur körkesa për arrestimin e përkohshëm. zbatohen rregullat e nenit 495 të Kodit të Procedurës Penale. 2.

Me kërkesë të Prokurorit të Pergjthshëm. Ministria e Drejtésisë realizon përkihimin e akteve të kërkuara brenda 24 orëve.” Neni 494 i K.PR.PENALE parashikon se: “7. Me kërkesën e shtetit të huaj, të paraqitur nga Ministria e Drejtësisë nëpërmiet prokurorit pranë giykutës kompetente. gjykata mund të vendosë perkohësisht një masë shtrënguese para se të vijë kerkesa e ekstradimit. 2. Masa mund të vendoser kur: aj shteti i huaj ka deklaruar se kundër personit është marrë një masë për kujizimin e Rrise personale ose nje vendim dënimi me burgim dhe se ka nder mend të parajesë kërkesë për ekstradim: b) shtetii huaj kit poraqur të dhêna të hollësishme për veprën penate dhe elemente të mjaftueshme për ideniifikimin e personit: ci kur ka rrezik ikreje. 3. Kompetenca për të vendosur masën u takon, sipas radhës. gjykates së rrethit në territorin e së cilës personi ka vendbanımin, vendqëndrimin apo banesën ose gjykatës së rrethit gjyqësor ku ai gjendet. Në qojté se kompetenco nuk mund të percaktohet në ményrat e treguara më sipër kompetente është Gjykata e Rrethit GGjygësor te Tiranës. 4. Gjykata mund të vendose edhe sekuestrimin e provave materiale dhe të sendeve që i përkasin veprës penale. 5. Ministria e Drejtêsisë njofton shtetin e huаj për zbatimin e përkohshëm të masës shtrenguese dhe të sekuestros eventuale.”.

4 të urdhrin e arrestit ndërkombëtar dhe është kjo arsyeja që paragrafi i parë i nenit 495 të K.Pr.Penale e lidh arrestimin e përkohshëm me urdhrin e arrestit ndërkombëtar dhe jo me kërkesën për arrestim përkohshëm. Qëllimi i urdhrit të arrestit ndërkombëtar nuk është vetëm që t’u komunikojë shteteve faktin se ndaj personit të kërkuar është lëshuar një urdhër arresti, por edhe kërkesën për arrestimin e përkohshëm për efekt ekstradimi të personit kudo që ai ndodhet. Krahas ekzistencës së urdhër arrestit ndërkombëtar. kriter i sanksionuar nga neni 495. parag. 31 K.PR.PENALE është vënia në dispozicion të gjykatës së vendit të arrestimit të të arrestuarit brenda 48 orëve nga arrestimi, si dhe vleftësimi i arrestit brenda afatit 48 orësh nga paraqitja e kërkesës së Prokurorit Neni 495.

parag. 3 i K.PR PENALE parashikon se një kriter tjetër ndalues për vleftësimin e ligishëm të arrestit është pasja e të arrestuarit e shtetësisë Shqiptare dhe mos ekzistencës së një marrëveshje ekstradimi midis Republikës së Shqipërisë dhe shtetit kërkues. Ndërkohë, lidhur me atë çka dubet të përmbajë urdhër arresti ndërkombëtar referim bëhet te neni 16 i Konventës. konkretisht: (i) ekzistenca e njërit prej dokumenteve të parashikuara në paragrafin 2. kryerreshti “a” i nenit 12: (i) të theksohet se për këtë do të dërgohet një kërkesë për ekstradim; (iii) të përmendet shkelja për të cilën do të kërkohet ekstradimi, koha dhe vendi ku është kryer ajo: si dhe (iv) brenda mundësive, të dhënat rreth individit që kërkohe Referuar arrestimit të përkohshëm të shtetasit Julide Yazici, rezulton se: a) ka një Urdhër ndërkombëtar arresti, i cili referon se është lëshuar në kuadër të një vendimmarrje për caktim mase nga Giykatës e Apelit për Krimet e Rënda Turqi: b) ekziston një Marrëveshje ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Lurqisë për lejimin e ekstradimit të shtetasve reciprok: c) në urdhër arrest theksohet qëllimi për ekstradim: d) në urdhër arrest përmendet fakti i atribuuar shtetases Julide Yazici, që lidhet me aktivitete të natyrës terroriste. Përsa më sipër. Prokuroria, vlerëso



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×