
Një tragjedi ka tronditur garën prestigjioze Volta a Portugal, pasi çiklisti britanik 19-vjeçar Finlay Tarling humbi jetën gjatë zhvillimit të etapës së së premtes në Portugali. Rrethanat e sakta të aksidentit janë ende duke u hetuar, ndërsa mediat portugeze dhe franceze raportojnë se Tarling dyshohet se u përplas nga një automjet që po lëvizte në drejtim të kundërt në segmentin ku po zhvillohej gara.
Pas ngjarjes së rëndë, gara u ndërpre disa kilometra para përfundimit dhe ceremonia e podiumit u anulua. Trupi i 19-vjeçarit u dërgua në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Viana do Castelo. Tarling ishte pjesë e NSN Development Team dhe konsiderohej një prej çiklistëve të rinj premtues britanikë. Ai kishte fituar vendin e tretë në garën individuale me kronometër U23 në Kampionatin Kombëtar Britanik këtë verë.
14 de Agosto de 2026. A bicicleta do Finlay Tarling que comoveu o ciclismo mundial num atropelo em Ponte de Lima que suspendeu a 8ªetapa da Volta a Portugal em bicicleta e faleceu infelizmente. Descansa em paz.#VP26 pic.twitter.com/XQ1AnpZHcb
— Miguel Martinho (@MiguelMartinho7) August 14, 2026
Ekipi i tij njoftoi me dhimbje vdekjen e sportistit, duke e përshkruar atë si një anëtar shumë të dashur të skuadrës, por mbi të gjitha si djalë, vëlla dhe mik. Edhe kryeministri portugez Luis Montenegro shprehu ngushëllimet për familjen dhe ekipin e të riut, duke thënë se lajmi për vdekjen e tij e kishte tronditur thellësisht.
O momento em que a etapa 8 da Volta a Portugal parou com a morte de Finlay Tarling.
A organização da Volta não deveria fazer uma homenagem a um ciclista tão jovem como o da NSN.#VP26 pic.twitter.com/S6oOng3eOP
— Miguel Martinho (@MiguelMartinho7) August 14, 2026
and then