
Eksperti i Sigurisë Fatjon Softa në një intervistë në “News24”, foli për ngjarjen e ndodhur në Ksamil, ku mbeti i vrarë një shtetas portugez. I arrestuar për këtë ngjarje është Sokrat Vata.
Gjithashtu janë arrestuar edhe 12 persona të tjerë, mes të cilëve edhe një oficer i burgjeve. Gjatë intervistës Softa theksoi se hetimet për këtë ngjarje ende vazhdojnë dhe se sipas tij ende është e paqartë nëse shtetasi portugez u vra brenda klubit apo jashtë.
“Ende është e paqartë nëse personi është vrarë brenda apo jashtë diskotekës dhe nëse trupi është nxjerrë jashtë. Pra duhet parë se çfarë ka ndodhur në ato ambiente. Dhe se kush kanë qenë personat që e kanë ndihmuar drejtpërdrejt…”, tha ai.
Gjithashtu gjatë intervistës ai theksoi se përfshirja e badigardit në krim e rëndon edhe më tej situatën.
“Ksamili është vitrina e turizmit shqiptar. Kur krimi ndodh nga punonjësi i sigurisë, badigard që supozohet se është për ruajtjen e sigurisë, kjo e rëndon dhe më shumë situatën. Duket sikur po krijohet një minirepublikë e badigardëve, clubet e natës aktivitetet dyshime që mund të ketë persona që kanë qenë përfshirë në aktivitete kriminale dhe kjo ndodh në kulmin e sezonit, është shqetësuese. Edhe rasti i parë konflikt ka qenë deri sa u përfshi edhe shefi i hetimit. Pra tregon se ka një mungesë të kontrollit në përzgjedhjen e badigardit. Policia e shtetit është bërë më operacionale dhe nuk mund ta zbehim punën e tyre, megjithatë ka ende punë për të bërë. Por fakti tjetër që duhet thënë është se polici duhet të jetë me ligjin. Një badigard nuk mund të ushtrojë dhunë, por bodigardët kur i zgjedhin nuk i shohin më nëse janë persona me precedent apo jo”, tha eksperti i Sigurisë.
and then