U kap në makinë me Ergys Agasin/ Uljan Shpataraku në GJKKO për masën e sigurisë, akuzohet për përkrahje të autorit të krimit

Ish-zyrtari i lartë i Policisë, Uljan Shpataraku, do të përballet sot me Gjykatën e Posaçme për caktimin e masës së sigurimit. Seanca pritet të zhvillohet në orën 11:00.

Shpataraku është arrestuar nga autoritetet, pasi dyshohet se drejtonte automjetin me të cilin udhëtonte Ergys Agasi, i shpallur në kërkim nga drejtësia.

Ish-zyrtari i policisë akuzohet për veprën penale të përkrahjes së autorit të krimit. Përballë gjykatës, prokuroria pritet të paraqesë kërkesën për masën e sigurimit ndaj tij, ndërsa Shpataraku do të njihet me akuzat dhe do të japë qëndrimin e tij.

Seanca e orës 11:00 pritet të përcaktojë masën e sigurimit që do të merret ndaj ish-zyrtarit të lartë të policisë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×