
Me mbylljen e merkatos në Serie A, është koha për të bërë një bilanc përfundimtar. Cila skuadër u forcua më shumë? A do munden dot rivalët të ulin Interin kampion nga froni, apo do të kemi sërish një dominim zikaltër.
E nisim pikërish nga skuadra e drejtuar nga Chivu Interi – Merkato pranë perfeksionit
Interi zhvilloi një merkato thuajse perfekte, me përforcime të rëndësishme në krahë, mesfushë dhe mbrojtje. Spence dhe Curtis Jones janë dy nga afrimet më të spikatura, ndërsa reparti defensiv është riformatuar pa prekur bazën e skuadrës. I vetmi peng mbetet dështimi për të afruar Palestrën, me anësorin që zgjodhi të vijojë karrierën te Çelsi.
Juventus- Një merkato jo plotësisht sipas kërkesave të Spallettit
Trajneri kishte kërkuar një sulmues qendror, një organizator dhe një mbrojtës të majtë, por klubi nuk arriti t’i plotësonte saktësisht këto kërkesa. Woltemade dhe Sarr sjellin cilësi dhe potencial, ndërsa Lucumi, Douglas Luiz dhe Nico Gonzalez kanë dhënë sinjale pozitive. Megjithatë, merkatoja mbetet disi larg profilit të kërkuar nga trajneri.
Milan- Një tjetër ekip bindës
Gonçalo Ramos dhe Mario Gila janë dy nga afrimet që kanë spikatur, ndërsa promovimi i Cisse në ekipin e parë është një tjetër pikë pozitive. Me Moreira dhe Hutchinson që presin hapësirat e tyre, skuadra ka fituar alternativa dhe konkurrencë në disa pozicione.
Como – Merkato e një klubi të madh
Como bëri një merkato të jashtëzakonshme, duke plotësuar praktikisht të gjitha kërkesat e Fabregasit. Afrimi i Kean ishte goditja e fundit e një fushate të fuqishme. Fitorja dhe paraqitja në Napoli treguan se skuadra është gati të konkurrojë në nivele të larta, edhe në Champions League.
Napoli – Merkato pa shumë ndryshime
Diferenca mes kërkesave të Antonio Contes dhe qasjes së Max Allegrit u pa qartë në këtë merkato. Allegri do të kishte preferuar më shumë përforcime, mes tyre Rabiot dhe një qendërmbrojtës, por në fund skuadra mori vetëm disa ndërhyrje dhe mbeti kryesisht e njëjta, me skuadëren që mbylli sezonin e shkuar nën drejtimin e Contes.
Roma – Gasperini fiton betejën e merkatos
Gasperini ushtroi presion të vazhdueshëm mbi drejtuesit dhe në fund mori përforcimet që kërkonte, me Rodrigo moran dhe Molinan në krye të listës. Edhe mesfushori francez Koné u mbajt në skuadër pas interesimit të Chelsea-t. Rezultati është një Romë më e thellë dhe konkurruese, me alternativa cilësore në çdo repart dhe që tashmë mund të konsiderohet një kundërshtar i frikshëm për të gjithë.
and then