“Më pëlqente Ronaldinho”, Çalhanoglu rrëfehet para sfidës ndaj Napolit: Momenti më i bukur, fitimi i yllit të dytë

“Me Interin kam shumë kujtime të bukura. Që nga debutimi im, jam ndier i mirëpritur dhe i dashur nga tifozët zikaltër, të cilët më kanë dedikuar një kore që e këndon i gjithë San Siro. Momenti më i bukur? Fitimi i titullit kampion me yllin e dytë, pas derbit të fituar në shtëpinë e Milanit.”

Këto janë fjalët e Hakan Çalhanoğlu, protagonist i “Match Day” të sfidës Inter-Napoli. “Kur isha fëmijë – tregon ai – më pëlqente shumë Ronaldinho. Ai u dhuronte lumturi të gjithëve. Ndër lojtarët e historisë së Interit, i preferuari im është Wesley Sneijder. Mendoj se jemi mjaft të ngjashëm në stilin e lojës: teknikë, goditje nga distanca dhe saktësi.”



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×