Bie zjarr në Syrin e Kaltër/ Digjen 4 kioska tregtimi private, flakët shuhen pas mesnate

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator një zjarr ka rënë në Syrin e Kaltër, bashkia Finiq.

Nga zjarri i ndodhur në hyrje të Syrit të Kaltër janë djegur 4 kioska tregtimi private.

Pas informacionit të rënies së zjarrit ka shkuar në vend 3 mjete zjarrfikëse, 2 mjete policie së bashku me forca policore.

Për rreth 2 orë është luftuar me flakët e zjarrit dhe rreth orës 02:00 u arrit të shuhej zjarri. Nga hetimi i deritanishëm dyshohet që shkak i zjarrit të ketë qënë masë elektrike.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×