Vatër e re zjarri në masivin pyjor të Tërbunit në Pukë, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

PUKË- Një vatër e re zjarri është shfaqur në masivin pyjor të Tërbunit, vetëm pak ditë pasi zona u përfshi nga flakët në një sipërfaqe prej rreth 3 mijë hektarësh.

Zjarri i ri është konstatuar në një tjetër pjesë të masivit pyjor, ndërsa përhapja e flakëve mbetet shqetësuese për shkak të terrenit dhe bimësisë së dendur.

Zjarri dyshohet të jetë i qëllimshëm, ndërsa pritet që autoritetet të verifikojnë shkaqet e rënies së flakëve.

Shërbimi zjarrfikës, i cili aktualisht po përballet edhe me vatra të tjera zjarri në zona të ndryshme, është nisur drejt Tërbunit për të ndërhyrë dhe vënë nën kontroll situatën.

Zjarri në masivin e Tërbunit merr rëndësi edhe për faktin se Bashkia ka hapur së fundmi konsultimet për instalimin e një parku eolik në këtë zonë.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×