125 mln euro në fushë, zero gola, zhgënjen dyshja Kolo Muani-Ramos

Juve-Milan ishte jo vetëm një sfidë mes dy ekipeve “big” në Serie A, por ishte dhe një test për dy sulmuesit e afruar me shumë bujë gjatë merkatos së verës, Kolo Muani dhe Gonçalo Ramos. “Zonja e Vjetër” investoi 50 milionë euro për të rikthyer në Torino sulmuesin francez, ndërsa Milan pagoi 75 milionë euro për të blerë kartonin e Ramos nga PSG, një super investim për “djallin”.

Ndryshe nga se pritej, si Kolo Muani ashtu edhe Ramos, nuk arritën të linin gjurmë në këtë sfidë. Ajo që shqetëson më shumë është fakti që në 3 javët e para të Serie A, të dy sulmuesit nuk kanë arritur të gjejnë rrugën e rrjetës, zero gola të shënuar. Dy ekipet e famshme italian investuan në total 125 milionë euro për dy lojtarë, por numrat e tyre janë jashtëzakonisht zhgënjyes. Kolo Muani ishte dhe lojtari më notën më të ulët në këtë sfidë, me francezin që u vlerësua me 5.1.

Në një kohë kur të gjithë sytë ishin tek këta dy lojtarë, ai që bëri diferencën për Milan ishte një 19-vjeçar si Cisse, ndërsa Juven e shpëtoi një qendërmbrojtës si Gatti. Tre të dhëna përbëjnë një fakt, fakt është që të dy sulmuesit janë shumë ende shumë larg emrit dhe investimit të bërë në këtë merkato vere.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×