U qëllua me silenciator në makinë/ Vrasja e Viktor Bardhit, kontrolle blic me vendim gjykate në 5 banesa të familjes Reçi

Me vendim të Gjykatës së Lezhës, forcat e policisë kanë ushtruar kontrolle në pesë banesa të pjesëtarëve të familjes Reçi dhe personave të afërm apo të njohur të tyre, në kuadër të hetimeve për zbardhjen e vrasjes së Viktor Bardhit.

Aksioni i ka pasur si objektiv kryesor gjetjen e provave materiale, mjeteve apo sendeve të tjera komprometuese që mund të lidhen me ekzekutimin e viktimës. Bardhi u qëllua për vdekje ndërsa ndodhej brenda automjetit të tij nga persona ende të paidentifikuar, të cilët përdorën një armë zjarri të llojit pistoletë me silenciator.

Grupi hetimor po vijon punën në terren për sekuestrimin e çdo të dhëne dhe analizimin e të gjitha pistave të mundshme që lidhin përplasjet e mëparshme apo konfliktet mes palëve me këtë ngjarje të rëndë kriminale.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×