
Malisheva ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Gjilanit, ndërsa Ballkani ka vazhduar me rezultate pozitive në xhiron e katërt të Albi Mall Superligës së Kosovës.
Në ndeshjen e zhvilluar të dielën pasdite, Malisheva e mposhti Gjilanin me rezultat 3:1, me sulmuesin nga Azerbajxhani, Vusal Isgandarli, që ishte protagonisti kryesor i takimit.
Isgandarli realizoi të tre golat për Malishevën, duke shënuar në minutat 10’, 71’ dhe 75’, për të kompletuar “hat-trickun” e tij. Golin e vetëm për Gjilanin e shënoi Oltion Bilalli në minutën e 19-të.
Me këtë fitore, Malisheva ngjitet në krye të tabelës me 10 pikë, ndërsa Prishtina është e dyta me nëntë pikë dhe një ndeshje më pak. Gjilani renditet në vendin e gjashtë me shtatë pikë. Për Gjilanin kjo ishte humbja e parë e sezonit, pas dy fitoreve dhe një barazimi.
Fitore të rëndësishme ka shënuar edhe Ballkani, që në Suharekë e mposhti Feronikelin 74, me rezultat 2:0.
Suharekasit e siguruan fitoren me dy gola të shënuar në pjesën e parë. Abou Dosso zhbllokoi rezultatin në minutën e 14-të, ndërsa Albert Diene shënoi për 2:0 në minutën e 20-të. Me këtë fitore, Ballkani regjistron fitoren e tretë radhazi dhe ngjitet në vendin e tretë me nëntë pikë.
and then