Zjarri në Tërbun të Pukës vijon me intensitet të lartë, flakët rrezikojnë banesën dhe stacionin e ujit

Zjarri në zonën e Tërbunit në Pukë vijon prej tre ditësh, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi të ndihmuara edhe nga erërat e forta. Situata mbetet problematike, pasi zjarri po kërcënon një banesë dhe stacionin rezervë të furnizimit me ujë të qytetit të Pukës.

Forcat e angazhuara në terren po punojnë për të vënë nën kontroll flakët, por deri më tani ndërhyrja është vështirësuar ndjeshëm për shkak të terrenit të thyer dhe kushteve atmosferike.

Zjarri vijon të jetë aktiv në disa zona, ndërsa era favorizon përhapjen e flakëve dhe e bën më të vështirë punën e forcave zjarrfikëse.

Përballë situatës së krijuar, kërkohet ndërhyrje nga ajri për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të shmangur rrezikimin e banesave dhe infrastrukturës së furnizimit me ujë.

Forcat në terren vijojnë përpjekjet për izolimin e vatrave, ndërsa situata mbetet në monitorim të vazhdueshëm.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×