Çudi shqiptare/ Mori pasaportën, por nuk largohet nga Gjermania? “Bild” tregon skenarin e ri me xhevahirin e Bajernit

Erblin Osmani u pajis me pasaportën e Kosovës dhe ambasadori i vendit në Gjermani u shpreh se 17-vjeçari ka zgjedhur të përfaqësojë “dardanët”. “Bild” ndërkohë pretendon se mesfushori i Bajernit nuk e ka bërë zgjedhjen e tij.

Postimi i Faruk Ajetit ka shkaktuar tension. Në Gjermani raportojnë se nuk ka asgjë të ndarë përfundimisht.

Për këtë ngrihet shqetësimi se Gjermania po humbet xhevahirin e Bajernit. Në rast se Osmani nuk përfaqëson “dardanët”, do u shtohej çudive shqiptare.

Osmani ndërkohë nuk u përfshi te lista e Bajernit në Champions. Sa i përket Bundesligës është aktivizuar në katër javët e para, madje edhe duke asistuar.

 



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×