Shpërthim në Kamëz! Vendoset lëndë plasëse në portën e një banese. Zbulohet emri i pronarit

Një shpërthim ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në zonën e Bathores, në Kamëz, ku një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse është vendosur në portën e një banese.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 03:35, në rrugën “Rozafa”, ndërsa banesa është në pronësi të shtetasit Mariglen Lala, rreth 36 vjeç.

Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×