“Daja i Zegjinesë më rrëmbeu dhe përdhunoi”/ “S’ka faj ajo”, flet 34-vjeçarja: Deputetja i erdhi në shtëpi dy ditë para dhe…

Një 34-vjeçare, e cila pretendon se është dhunuar seksualisht nga daja i deputetes Zegjine Çaushi, ka folur lidhur me ngjarjen dhe ka dalë në mbrojtje të vajzës.

Në një intervistë për “Me Zemër të Hapur”, ajo shprehet se Zegjina nuk ka faj për situatën dhe se edhe ajo vetë nuk mban përgjegjësi për veprimet e dajës.

“Është daja e Zegjinës. Kam takuar edhe Zegjinen pas dy ditësh. Nuk ka faj ajo. Erdhi tek shtëpia dhe ai e përzuri. ‘Do të na fusësh në telashe’, i tha”, shprehet 34-vjeçarja.

Ajo thotë se deputetja nuk ka faj pasi as ajo vetë nuk mund të mbajë përgjegjësi për veprimet e dajës. 34-vjeçarja ka rrëfyer se aktualisht është duke u përballur edhe me kërcënime.

“Nuk ka faj ajo, sepse as unë nuk mbaj përgjegjësi për dajën”, vijon ajo.

Më tej, 34-vjeçarja pretendon se është kërcënuar nga ai.

“Mua ai më kërcënon, më thotë: ‘E ke varrin hapur’”, deklaron ajo.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×