Aksident në aksin Lezhë–Shkodër, tre të plagosur pranë kryqëzimit të Gocajve

Tre persona kanë mbetur të plagosur në një aksident rrugor pranë kryqëzimit të Gocajve, përgjatë superstradës Lezhë–Shkodër.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i përplasjes është bërë një parakalim i gabuar. Nga përplasja e fortë janë plagosur dy drejtues automjetesh dhe një pasagjer. Të tre janë transportuar në spitalin e Lezhës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë ndërhyrë për normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×