
Është nisur me helikopter drejt Tiranës Xhevdet Skëndaj, 73 vjeç, që u plagos sot në 20 shtator në atentatin në Sarandë.
Skëndaj ka marrë një plagë me armë zjarri në gjymtyrët e poshtme.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Sarandës, do marrë mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.
Skëndaj u plagos pa pasur lidhje me ngjarjen, por duke qenë një kalimtar i rastësishëm.
Në atentat u ekzekutua Artan Myrtaj, 44 vjeç, person me të shkuar problematike.
and then