Furgoni i pasagjerëve përplaset me betonët anësor te Mbikalimi i Kasharit, plagosen 4 persona

Një furgon pasagjerësh ka humbur kontrollin pranë Mbikalimit të Kasharit në Tiranë.

Automjeti është përplasur me betonët anësor të rrugës.

Si pasojë, 4 pasagjerë janë dëmtuar, pa probleme për jetën, raporton gazetarja Xhensila Kodra.

Policia Rrugore është në vendngjarje për të sqaruar rrethanat e plota, që ka ndodhur aksidenti.



Arena e Lajmit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×