
Momente paniku janë shënuar pasditen e së martës në një bllok pallatesh 11-katëshe në qytetin e Lushnjes, pasi tymi i dendur që dilte nga kati i nëndheshëm ngriti alarmin te banorët për një zjarr të mundshëm brenda kompleksit të banimit.
Fillimisht u dyshua se flakët kishin përfshirë ndërtesën, por nga verifikimet e kryera rezultoi se zjarri kishte rënë fillimisht jashtë pallatit, ku po digjeshin mbeturina. Më pas, flakët janë përhapur në ambientet e garazhit të nëndheshëm, duke djegur mbetje që ndodheshin aty.
Me të parë tymin e dendur, banorët braktisën me shpejtësi banesat e tyre. Pas alarmit, u bë e mundur largimi në kohë i të gjitha mjeteve të parkuara në garazh.
Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë dhe shërbimeve zjarrfikëse bëri të mundur izolimin dhe fikjen e plotë të vatrës së zjarrit përpara se ai të merrte përmasa më të mëdha.
Nga kjo ngjarje nuk ka pasur asnjë dëm material në mjetet motorike dhe asnjë rrezik për jetën e banorëve, pasi situata u vu plotësisht nën kontroll.
and then