Shqipëria, Maran dorëzon listën në UEFA, 4 lojtarë përfundojnë në tribunë

Në vigjilje të sfidës kundër Bjellorusisë, e para për këtë edicion të Ligës së Kombeve, Rolando Maran ishte i detyruar të dërgonte në tribunë 4 lojtarë. Në listën e dorëzuar në UEFA, me 23 lojtarë, tekniku kuqezi ka lënë jashtë ekipit për këtë takim Luis Hasën, Adrion Pajazitin, Sabah Kerjotën dhe portierin Simon Simoni.

Maran ka preferuar të këtë në dispozicion mesfushorin e Dinamo City, Klevi Qejfalia, përpara lojtarëve si Hasa apo Pajaziti. Trajneri italian nuk do të këtë në dispozicion për këtë takim edhe mbrojtësin Klisman Cake, por ky i fundit vuante nga një shqetësim muskulor.

Lojtari vijon stërvitjen i diferencuar për të qenë në dispozicion të ekipin për sfidën e radhës, atë kundër San Marinos.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×