Aksident tragjik në Cërrik, motori përplaset me shtyllën, ndërron jetë 21-vjeçari

Një aksident tragjik ka ndodhur në lagjen nr. 3 në Cërrik, ku një 21-vjeçar ka humbur jetën pasi motomjeti me të cilin po udhëtonte është përplasur me një shtyllë.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi O. M., 21 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit, duke përfunduar i përplasur me shtyllën.

Si pasojë e përplasjes, 21-vjeçari ka humbur jetën në vendngjarje.

Në motomjet ndodhej edhe një pasagjer, shtetasi D. C., 17 vjeç, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjekësore. Sipas Policisë, 17-vjeçari ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.



“Arena e Lajmit”

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×